Ndahen solemnisht certifikatat për pjesëmarrësit e programit "YouthBuild" (foto)
Lokale

Ndahen solemnisht certifikatat për pjesëmarrësit e programit "YouthBuild" (foto)

24.Dec.2015 15:55
0
Organizata "Iniciativat qytetare" ka ndarë sot në Bujanoc certifikatat për pjesëmarrëset e gjeneratës së katërt të programit YouthBuild.

Në kuadër të këtij programi 15 femra nga Bujanoci, Presheva dhe Vranja kanë marrë pjesë në trajnimin gjashtëmujor “Punësimi i femrave të reja në sektorin IT”.

Bojana Selakoviq nga “Iniciativat qytetare” tha se pjesëmarrëset janë trajnuar dhe kanë fituar shkathtësi që do të kenë rëndësi të madhe për jetën e tyre.

“Pjesëmarrëset e trajnimit kanë mësuar sektorin e internetit dhe teknologjisë, ku numri i femrave nuk është aq i madh, por në botë është njëri prej sektorëve më fitimprurës”, tha Selakoviq.

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, tha se pushteti lokal ka mbështetur dhe do të mbështesë në të ardhmen organizatën “Iniciativat qytetare” pasi gjithmonë ka treguar seriozitet në punë.

Milosh Cvejiq, nga “Shkolla e Krojaçit” nga Zemuni tha se kjo shkollë është themeluar nga kompania “Krojaç”  që ka krijuar disa vebfaqe të njohura në Serbi, siç janë Kupindo, Limundo, Infostud etj.

Pasi që femrat pjesëmarrëse gjatë trajnimit kanë mësuar si krijohet një vebsajt ato kanë realizuar vebfaqen e Shoqatës ekologjike nga Bujanoci, e cila kishte fituar në konkursin e shpallur nga “Iniciativat qytetare”.

Me këtë rast kryetares së kësaj shoqate, Snezhana Milosheviq, iu dorëzua zyrtarisht vebsajti i krijuar nga femrat pjesëmarrëse në trajnim.

Programin „ YouthBuild – Punësimi i grave të reja në sektorin e TI-së” është duke e realizuar Iniciativa Qytetare, ndërsa financiarisht është mbështetur nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Serbisë. /Titulli.com/

 

 

I riu nga Tërnoci me shitjen e ëmbëlsirave synon sigurimin e studimeve në Gjermani
Shkolla në Medvegjë me vetëm një nxënëse
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration